Kontrabandonte emigrantë në Britani, fëmijët i drogonte të mos bënin zhurmë, dënohet shqiptari

Një pronar lavazhi i cili kishte hartuar një plan mizor për të kontrabanduar emigrantë në Britani dhe duke droguar edhe fëmijët që të qëndronin qetë, është dënuar nga Gjykata.

Luan Braha përdori lavazhin e biznesit të tij në Staffordshire 'The Boss' për të hartuar një plan për kontrabandimin e shtetasve shqiptarë nga Belgjika.

38-vjeçari, nga Maqedonia e Veriut, donte të sillte deri në 200 emigrantë në vend pasi i ngjeshte në pjesën e pasme të kamionëve dhe i dërgonte përmes kanalit anglez.

Emigrantët e dëshpëruar do të paguanin më shumë se 5000 £ për udhëtimin sipas planeve të përpunuara të Brahas.

I dënuari madje diskutoi me kriminelët e tjerë - përfshirë fëmijët – të cilët drogoheshin për t'u siguruar që ata të qëndronin të qetë gjatë udhëtimit nga Genti, Belgjikë.

Por planet e tij u ekspozuan kur hetuesit nga Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar të West Midlands (ROCU) kuptuan se ai ishte organizatori.

Ai u arrestua korrikun e kaluar në lavazhin e tij në Mill Street, Newcastle-Under-Lyme. Urdhëresat u ekzekutuan gjithashtu në Belgjikë në partneritet me Ekipin e Trafikimit të Njerëzve të Flanders Lindore.

Braha u tha oficerëve të intervistuar se kurrë nuk kishte ndërmend të vazhdonte me trafikuan, por një juri në Gjykatën e Kurorës së Stoke-on-Trent hodhi poshtë justifikimet e tij.

Juristët e dënuan atë për shkelje të paligjshme të legjislacionit të imigracionit. Ai u dënua për tetë vite më 28 korrik.