Zjarr në pyjet me pisha në Marmaris, përfshihet nga flakët hoteli
Një zjarr i madh i cili shpërtheu pranë vendbanimeve në Marmaris të Turqisë dhe u përhap në një hotel, u vu nën kontroll nga autoritetet.
Vatrat e zjarrit u shfaq fillimisht në pyllin e mbuluar me pisha të kuqe por flakët u përhapën nga era duke kërcënuar banesat.
Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë tha se zjarri është vënë nën kontroll si pasojë e ndërhyrjes intensive nga ajri dhe toka.
AFAD njoftoi se personat që qëndronin në hotelin e prekur nga zjarri janë evakuuar dhe nuk ka të lënduar.
Kryebashkiaku i Marmarisit Mehmet Oktay tha se zjarri pritet të shuhet brenda një kohe të shkurtër.
Një episod i ngjashëm në Marmaris u regjistrua dhe vitin e kaluar, por flakët dolën jashtë kontrollit duke kthyer në një nga zjarret më të mëdha të pyjeve në Turqi.

Marmaris Belediye Başkanı Mehmet Oktay, İçmeler bölgesinde çıkan ve bir otele sıçrayan yangının kısa bir sürede söndürülmesinin beklendiğini söyledi. https://t.co/XKH3iuJBIQ pic.twitter.com/OBVS4G4yqZ
— BBC News Türkçe (@bbcturkce) July 29, 2022

