Britani, vajza 9-vjeçare vritet me thikë, prangosen 2 persona për ngjarjen

Një vajzë nëntë vjeçare e quajtur Lilia Valutyte u vra me thikë në Lincolnshire.

Vajza, një shtetase lituaneze, u gjet e vdekur në Fountain Lane në Boston rreth orës 18:20 të ditës së djeshme.

Dy persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi për vrasje, pas asaj që policia e quan “ngjarja e izoluar”.

Shefi i policisë së Lincolnshire, Kate Anderson, tha: "Mendimet tona vazhdojnë të jenë me familjen dhe miqtë e Lilia".

Oficeri i lartë e kishte përshkruar vdekjen e nëntë vjeçares si një "tragjedi të plotë". Prindërit e Lilias po mbështeten nga oficerë të trajnuar posaçërisht.

Ata që dëshirojnë të lënë lule dhe homazhe mund t'i lënë në cep të Fountain Lane dhe Fountain Place, tha policia. Sekretari i Brendshëm Priti Patel e përshkroi incidentin si "të tmerrshëm".

Flamujt po valëviten në gjysmështizë rreth Bostonit dhe Paul Skinner dhe kreu i këshillit të bashkisë, tha se qyteti ishte i bashkuar në zi.

Policia ka refuzuar të komentojë nëse të arrestuarit ishin të rritur apo të mitur.

Britani, vajza 9-vjeçare vritet me thikë, prangosen 2 persona