Përmbytjet në Kentaki, 15 të vdekur, Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Numri i përmbytjeve shkatërruese që goditën Kentakin përkeqësohet ku janë shënuar të paktën 15 viktima, përfshirë edhe fëmijë.
Guvernatori Andy Beshear, tha në një intervistë për CNN se kjo është fatkeqësia më e keqja në histori e shtetit.
Përmbytjet u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin amerikan të Appalachia që nga e enjtja.
Uji vërshon nga shpatet, duke përmbytur shtëpi, fabrika dhe rrugë në Kentakin lindor.
Ekipet e shpëtimit përdorën helikopterë për të shpëtuar familje të shumta që u strehuan në çatitë e shtëpive të tyre.
Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki. Presidenti ka dhënë urdhër për dërgimin e ndihmave për shtetin e goditur nga ditët e këqija të motit.
Kjo është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë në një shënim. Biden ra gjithashtu dakord të ndajë fonde federale për të mbështetur qeveritë lokale në rindërtimin pas katastrofës dhe menaxhimin e emergjencës.
Zona e prekur nga moti i keq është një nga më të varfrat në Shtetet e Bashkuara.



