E trishtë: Aksident në pistën e karteve, humb jetën motoçiklisti 8-vjeçar

Mathis Bellon, motoçiklisti 8-vjeçar francez, mbeti viktimë e një aksidenti të premten më 22 korrik në pistën Ala kart, në Trentino.

Fëmija vdiq në njësinë e kujdesit intensiv të neurokirurgjisë pediatrike të spitalit Borgo Trento në Verona.

Bellon, i regjistruar në ekipin e "Race Experience School" në Frejus, në Provence, u rrëzua gjatë një seance stërvitore në funksion të garës "Cnv Motoasi".

Gjatë operacioneve të shpëtimit në urgjencën e Trentino-s, ku e transferuan me helikopter në spitalin, ai nuk mundi tu mbijetojë plagëve.