Shqiptari godet me grushte dhe rrëzon në tokë 25-vjeçaren në Itali, e reja përfundon të trauma

Një grua është sulmuar nga një burrë teksa po stërvitej në palestër në jug të Peskarës.

Viktima e rrahjes është një 25- vjeçare, e cila ka përfunduar me trauma dhe plagë në urgjencën e spitalit Santo Spirito. 

I gjithë momenti i sulmit është kapur nga kamerat e sigurisë. Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare, shihet se shkon dhe e godet me grusht në fytyrë të renë e cila ndodhej e ulur në një stol duke ngritur pesha.

Shqiptari e ka goditur të renë derisa kjo e fundit ka rënë në tokë, e më pas një person që ishte në palestër ka ndërhyrë, duke mos lejuar burrin që ta godiste atë me pesha të rënda.

E reja ka kërkuar ndihmë në kuzhinën e palestrës, por është ndjekur sërish nga burri. Ky i fundit nuk u la më që të sulmonte 25-vjeçaren, pasi u ndalua nga ata që ndodheshin aty. 

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët të cilët kanë ndërmarrë hapa për të izoluar agresorin. Pronari i palestrës më pas bëri një ankesë pasi viktima është ende "shumë e frikësuar" për të denoncuar rastin.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes që ka shokuar të renë.