Shqiptari pas një konflikti rreh italianin me grushte e lopatë, i thyen tre dhëmbë

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Sipas medieve italiane, shqiptari u shfaq në shtëpinë e një 44-vjeçari për të diskutuar çështje që lidheshin me punën, por konflikti mes tyre degradoi deri në konflikt fizik.

Sipas raportimeve, shqiptari ka marrë lopatën dhe ka goditur  italianin duke i thyer tre dhëmbë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Ankona rreth orës 19:00 kur shqiptari shkoi në shtëpinë e italianit në Via Ascoli Piceno.

Ata duhet të lidhnin një marrëveshje pune dhe shqiptari duhet të zbrazte bodrumin e shtëpisë. Por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe pas mosdakordësisë mes tyre, shqiptari fillimisht e ka goditur 44-vjeçarin me grusht e më pas me lopatë.

Fqinjët thirrën policinë kur dëgjuan të bërtiturat e 44-vjeçarit dhe shqiptari u arrestua. Italiani është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësor.