Gjarpërinjtë dhe bretkosat 16 miliardë $ dëme botës

Shkenca ka zbuluar dy dëmtuesit më të mëdhenj të ekosistemit, një zvarranik dhe një amfib. Bëhet fjalë për gjarprin kaf të pemëve dhe bretkosën-dem amerikane, të cilet dëmtojnë të mbjellat, madje edhe kanë lënë zona të tëra pa energji elektrike.

Shkencëtarët që llogaritin dëmet ekonomike të shkaktuara nga kafshët apo zvarranikët në të gjithë botën, zbuluan se bretkosa-dem amerikane dhe gjarpëri i pemës kaf janë dëmtuesit më të mëdhenj, jo pak, por që nga viti 1986 kanë shaktuar 16,3 miliardë dollarë dëme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Krahas dëmit ekologjik, kanë shkatërruar të korrat e fermerëve dhe ndërprerë energjinë elektrike në disa zona. Konkretisht në ishullin e SHBA-vë, Guam, gjarpri kaf shkaktoi ndërprerje masive të energjisë, pasi ato rrëshkasin në telat elektrikë dhe më pas i këpusin.

Duke shkruar në "Scientific Reports ", shkencëtarët e konsideruan gjarprin e pemës kafe si përgjegjës të vetëm për dëmin total prej 10.3 miliardë dollarë, i cili po gjen përhapje të shpejtë. Aktualisht më shumë se dy milionë gjarpërinj pemësh kaf gjenden në ishujt të ndryshëm të Paqësorit.

Gjarpërinjtë dhe bretkosat 16 miliardë $ dëme botës

Ndërkohë bretkosa-dem amerikane, po përhapet shpejt në Evropë, deh po shton kostot e menanaxhimit. Përvec këngënve mjaft të zhurmshem në kohën e ciftëzimit, kjo bretkosë është e aftë të hajë cdo gjë, përfshirë edhe bretkosa të tjera.

Gjarpërinjtë dhe bretkosat 16 miliardë $ dëme botës

Një amfib i tillë është rreth 30 cm i gjatë dhe mund të peshoojë deri në gjysmë kilogrami. Ndaj në disa raste fermerët janë detyruar të rrethojnë tokat e tyre me gardhe të shtrenjta, sidomos nëse ndodhen pranë zonave të tyre të shumimit.

Autorët e studimit shpresojnë se gjetjet e tyre do të inkurajojnë autoritete e prekura të investojnë më shumë në kontrollin e këtij cifti shkatërrues, në mënyrë që ekosistemet e ishujve, flora dhe fauna të mos jenë të kërcënuara në të ardhmen.