E lënë të zhveshur dhe pa ndjenja, dy pakistanezë tërheqin zvarrë dhe përdhunojnë turisten 23-vjeçare
Vajza në gjendje gjysmë të vetëdijshme ka shkuar në Komisariatin e Serifos dhe ka denoncuar tmerrin që ka përjetuar nga duart e dy përdhunuesve.
Një turiste greke 23-vjeçare nga periferitë veriore të Athinës raportohet se është përdhunuar nga dy pakistanezë në ishullin Serifos.
Sipas raportimeve, të dyshuarit e tërhoqën zvarrë në një plazh të shkretë, ku e sulmuan seksualisht dhe e lanë të zhveshur dhe gjysmë të vetëdijshme.
E reja në gjendje shoku dhe në gjendje gjysmë të vetëdijshme ka arritur të shkojë në Komisariatin e Serifos dhe ka denoncuar tmerrin që ka përjetuar nga duart e dy përdhunuesve aziatikë, duke dhënë një përshkrim të saktë të profilit të përdhunuesve të saj. Autoritetet po bëjnë kërkime me qëllim që të lokalizojnë dy përdhunuesit e dyshuar përpara se të godasin sërish.
Siç ka denoncuar viktima në Polici, gjithçka ka ndodhur në agimin e datës 25 korrik, ku vajza po argëtohej në plazhin e Livadit.
Papritur dhe pa kujtuar dy burrat e kanë kapur pa dëshirën e saj dhe e kanë çuar në plazhin e Avlomonasit.
Sapo të dy mbaruan aktin, e lanë pa ndjenja dhe u zhdukën.
