Me rrugë të kthyera në lumenj e tetë viktima, Kentaki në SHBA po përballet me përmbytje të frikshme (VIDEO)

Të paktën tetë persona kanë ndërruar jetë nga përmbytjet në Kentakin lindor në Shtetet e Bashkuara.

Viktimat janë konfirmuar nga autoritetet të cilat bëjnë me dije se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, pasi një numër i lartë njerëzish rezultojnë ende të zhdukur.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Një seri stuhish sollën reshje të mëdha dhe shkaktuan dëme që mund të duhen vite për t'u riparuar, ka deklaruar guvernatori Andy Beshear, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë qarqe.

“Aktualisht po përjetojmë një nga ngjarjet më të këqija, më shkatërruese të përmbytjeve në historinë e Kentakit”, deklaroi guvernatori Beshear, duke shtuar se Qindra do të humbasin shtëpitë e tyre.

Gjithashtu raportohet se përmbytjet lanë 23 mijë familje pa energji elektrike.

Në videot e publikuara nga mediat lokale, rrugët dukeshin si lumenj, me nivelin e ujit që arrinte deri tek gjethet e pemëve, ndërsa tabelat shfaqeshin mbi ujin ngjyrë kafe.

Me rrugë të kthyera në lumenj e tetë viktima, Kentaki

Shteti Kentaki aktivizoi Gardën Kombëtare dhe policinë e shtetit për të përdorur helikopterë dhe varka për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nga përmbytjet.

Qendrat e evakuimit u hapën në parqet shtetërore dhe objekte të tjera, por zoti Beshear paralajmëroi se disa nga objektet ishin goditur rëndë nga stuhitë dhe mund të mos kenë energji ose disa pajisje.

Uji i pijshëm do të jetë gjithashtu i vështirë për t'u gjetur në disa pjesë të rajonit të përmbytur, për këtë arsye autoritetet bëjnë me dijese shpërndarja e ujit për qytetarët do të bëhet me kamionë.