"Dy amerikanë për tregtarin rus të armëve", Rusia lë në pritje Amerikën. Ministria e Jashtme ruse: Lavrov është i ngarkuar
Të burgosurit do të bëjnë bashkë Rusinë dhe Amerikën pas një kohe të gjatë mos komunikimi për shkak të luftës. Moska e ka pranuar kërkesën e Uashingtonit për një bisedë Blinken-Lavrov, por kryedioplomati amerikan duhet të presë për shkak të agjendës së ngarkuar të homologut të tij rus.
Rusia ka konfirmuar kërkesën e Departamentit të Shtetit për të zhvilluar një bisedë telefonike mes kryediplomatëve të dy vendeve, Anthony Blinken dhe Sergej Lavrov.
Ministria ruse e Mbrojtjes e Punëve të Jashtme sqaroi se biseda mes palëve mund të zhvillohet së shpejti sapo të krijohet mundësia për shkak të agjendës së ngarkuar të z. Lavrov.
"Lavrov do t’i kushtojë rëndësi kërkesës së Uashingtonit kur t’ia mundësojë koha," tha Zakarova.
Më herët të enjten, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha në një konferencë për mediet që SHBA ia ka bërë Rusisë të qartë që ata kërkojnë bisedime mes Blinken dhe Lavrov.
"Kërkesa iu përcoll Rusisë direkt dhe në mënyrë të përsëritur. Ne presim që dy kryediplomatët të kenë mundësinë të flasin në ditët në vazhdim, megjithëse ende nuk ka një datë të caktuar," tha Price.
SHBA planifikon të përdorë thirrjen për t’i mëshuar propozimit të saj thelbësor për lirimin e dy amerikanëve që aktualisht mbahen në paraburgimet ruse basketbollistin Brittney Griner, i cili u arrestua me akuzat për kontrabandë droge dhe Paul Whelan, i cili u burgos pas dyshimeve për spiunazh.
Të mërkurën, Blinken u tha gazetarëve se ai shpresonte se mund të avanconte përpjekjet për t’i sjellë ata në shtëpi në një bisedë me Lavrovin.
CNN raportoi më herët se SHBA mund të jetë e gatshme të shkëmbejë Griner dhe Whelan me tregtarin rus të armëve Viktor But, i cili u dënua me 25 vjet burg në SHBA në vitin 2012 pasi u akuzua për armatosjen e një grupi terrorist dhe komplot për të vrarë shtetas amerikanë.
Blinken nuk e konfirmoi zyrtarisht lajmin dhe kurrë nuk e përmendi Butin me emër gjatë konferencës së tij të fundit për medie. Në vend të saj, ai tha se dëshironte të sigurohej që propozimi që kemi paraqitur të ketë një shans të mirë për të ecur përpara.
Moska iu përgjigj duke thënë se nuk ka pasur rezultat në negociatat për shkëmbimin e të burgosurve me SHBA-të, duke shtuar që interesat e të dy palëve duhet të respektohen gjatë ndonjë bisede për këtë çështje.