Ndjekje si në filma/ Grabiti kamionin e mallrave të 'Amazon' dhe përplasi dy makina gjatë arratisjes, policia i vihet pas (VIDEO)

Një burrë nga Las Vegas u arrestua nga policia pasi kreu dy grabitje e më pas vodhi një kamion mallrash të ‘Amazon’.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Videoja tregon shoferin e arratisur duke u përplasur me dhunë në dy automjete.

Pas përplasjes së dytë, i dyshuari doli nga kamioni Amazon dhe vrapoi nëpër korsitë e autostradës. Ai u përpoq të shpëtonte duke u ngjitur në një mur, por nuk ia doli.

Policia e rrethoi të dyshuarin i cili u arrestua më pas. Nga ngjarja, fatmirësisht nuk kishte të lënduar.