Telefonata tre orëshe Biden-Jinping, liderët "paralajmërojnë" njëri-tjetrin për Tajvanin

Liderët e dy superfuqive botërore, presidenti amerikan Biden dhe homologu kinez Shi Xhin Ping, kanë zhvilluar një bisedë tre orëshe këtë javë. Temat ishin të ndyshme, ndërsa pika qendrore është Tajvani. Amerikanët mbrojnë sovranitetin e ishullit, teksa kinezët kanë theksuar se amerikanët po luajnë me zjarrin për këtë rast.

Tre orë ka zgjatur videotelefonata mes dy liderëve më të fuqishëm në botë, presidentit amerikan dhe homologut kinez.

Palët kanë fërkime të forta në fusha të ndryshme, por ajo që është molla e sherrit mes dy gjigantëve, është vendi ishullor Tajvani.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kinezët e cilësojnë pjesë të vetën ishullin, teksa amerikanët mbrojnë sovranitetin e Tajvanit. Kjo pikë përplasjeje e superfuqive ka përshkallëzuar edhe retorikën mes vendeve. Kinezët kanë deklaruar se amerikanët po luajnë me zjarrin për rastin e Tajvanit.

Vizita e mundshme e zyrtares së lartë amerikane Nency Pelosi ka zënë vëmendjen edhe të liderëve botërorë. Për kinezët, amerikanët nuk duhet të ndërhyjnë në marrëdhënien e tyre me ishullin, ndërsa amerikanët kanë shitur së fundmi edhe paketa me armatime te Tajvani.

Ngushtica detare e Tajvanit ka një rëndësi të madhe për tregtinë ndërkombëtare, ndaj edhe amerikanët ruajnë parimet e së drejtës ndërkombëtare për ta mbajtur atë të lirë.

Ushtria kineze thotë se do ta mbrojë Tajvanin si territor të sajin, teksa vetë Bideni është shprehur se amerikanët do ta mbrojnë me ushtri sovranitetin e Tajvanit.

Ishulli është kthyer në një mollë sherri mes dy gjigantëve botërorë.