E tmerrshme/ Bie ekrani në koncertin në Hong Kong, "shtyp" kërcimtarin që po performonte(VIDEO)

Një ekran i madh ka rënë në një koncert në Hong Kong ndërsa ka zënë poshtë një prej kërcimtarëve që po performonin në skenë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërkohë si pasojë e tij ka mbetur i plagosur dhe një tjetër kërcimtar ndërsa ka shkaktuar panik të madh dhe tek të pranishmit.

Koncerti u ndërpre menjëherë ndërsa menaxheri i grupit i kërkoi turmës që të larohej me qetësi nga arena.

Kërcimtari që u zu poshtë nga erani mësohet se ka pësuar lëndime në qafë dhe është në gjendje kritike ndërsa i plagosuri tjetër është në gjendje më të qëndrueshme.

Qeveria urdhëroi gjithashtu që të anuloheshin dhe koncertet e tjera të turneut të grupit muzikor derisa të kontrolloheshin të gjitha skenat.