Anulohet tenderi për blerjen e 8 mijë tableteve, do të shërbenin për censusin e popullsisë
Komisioni i Prokurimit Publik ka anuluar edhe një tjetër tender ku shkak janë bërë kriteret. Bëhet fjalë për blerjen e tetë mijë tabletave që do të shërbenin për censusin e popullsisë që do të mbahet në muajin tetor
Edhe tenderi për blerjen e 8080 copë tableta elektronikë dhe bateri “Power Banks”, që do shërbenin për regjistrimin e popullsisë në të gjithë vendin, është kthyer mbrapsht nga Komisioni i Prokurimeve Publike.
Përmes nëj vendimi prej 32 faqesh janë marrë në analizë kriteret e vendosura.
Në muajin Maj 2022, oferta e kompanisë prestigjoze PC Store prej 1 miliard e 696 milion lekë të vjetra u shpall fituese e tenderit. Por kjo u kundërshtua nga dy kompanitë humbëse “Ligus” dhe “Infosoft”, të cilat kishin hyrë në këtë garë tenderuese përkatësisht me ofertat 194.7 milion lekë dhe 197.8 milion lekë të reja.
Në datën 22 korrik 2022, katër anëtarët e KPP-së Joanid Myzyri, Fiorent Zguro, Kreshnik Ternova dhe Anila Malaj, vendosën të anullojnë të gjithë praktikën. “…komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se mospërputhja e krijuar midis kërkesave të parashikuara nga autoriteti kontraktor në specifikimet teknike dhe specifikimeve teknike kombëtare të miratuara nga institucioni përgjegjës AKSHI, ndikon drejtpërdrejtë në hartimin e ofertës ekonomike të operatorëve ekonomikë të interesuar, si dhe në vlerësimin e ofertave nga ana e KVO-së…”-thuhet në vendimin e shumicës së anëtarëve.
Ndërsa në argumentin e pakicës thuhet s nuk ndodhemi para gabimeve të rëndësishme…”.
Megjithatë anulimi në një kohë kur pas dy muajsh do të duhet të nisë censusi duket se do të vendosë në vështirësi edhe vetë projektin.
