"Open Balkan cënon Kosovën", kreu i PD: Si mund të bëhemi ne pjesë e projektit serb?!
Kreu i PD-së akuzoi sërish Edi Ramën se po dëmton Kosovën duke cënuar sovranitetin e qeverisë së Prishtinës me nismën e Ballkanit të Hapur.
"Ballkani i Hapur është një projekt i cili synon absolutisht asgjesimin e Kosovës, një copëtim që në kohën e Millosheviçit është ofruar me dhjetëra herë."
Gjatë takimit në Mirditë Berisha foli dhe për aferën e incineratorëve.
"Nuk mbeten fonde për të ndërtime publike. Nuk mbeten fonde për zhvillim por vetëm për shpërdorim dhe vjedhje. Ju keni dëgjuar këto muaj për inceneratorët. Janë jo 420, por absolutisht po shkon përllogaritja drejt 700 mln eurove.Përveç një djegësi 12 mln në Elbasan, të tjerët nuk ekzistojnë. Kanë vjedhur me valixhe. Tani kërkojnë të gjejnë mënyra egërsimi dhe kujtojnë se do shpëtojnë. Me 700 mln euro dyfishoheshin të gjitha pensionet në Shqipëri. Ka krim më të madh se ky?"
Pasojë e korrupsionit qeveritar sipas Berishës është largimi masiv i qytetarëve nga Shqipëria.
"Nga Shqipëria thotë Eurostat, janë larguar 744,417 qytetarë. A mund ta imagjinoni. Largimet ndodhin vetëm në luftërat civile. Edhe në luftërat civile kaq shumë nuk largohen. Kur luftojnë dy palë, njëra palë ikën. Pse ikin shqiptarët? Sigurisht që lëvizja e lirë, është një realitet. Këtu kam një grafik që tregon se popullsia në Shqipëri, nga viti 2007, grafik i INSTAT që drejtohet nga Edi Rama. Nga 2007 deri në 2014 popullata është rritur progresivisht. Rënia e madhe ka nisur në vitin 2014".
Nga Mirdita, Berisha e cilësoi fatkeqësi faktin se Shqipëria feston 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me SHBA nën drejtimin e Edi Ramës.
