“Mafia shqiptare më e rrezikshmja”, media spanjolle: Ekuadori, eksportuesi i tretë më i madh i drogës në botë

“Ekuadori është shndërruar në eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë”, kështu shkruajnë mediat spanjolle, kanë përmendur edhe aktivitetin kriminal të drogës të bandave shqiptare.

Në artikull thuhet se, Ekuadori dallohet për dominimin e tre bandave me aktivitet ndërkombëtar të cilat bashkëpunojnë me grupet lokale.

Sipas tyre tre bandat kriminale i kanë shtrirë tenatakulat nga Ekuadori deri në vendet Perëndimore.

Po kush janë tre bandat kriminale me aktivitetet ndërkombëtar

E para, është Sinaloa Cartel e instaluar në Ekuador që nga viti 2009 dhe aleat i ngushtë me Los Choneros.

Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco është i vendosur në territorin ekuadorian që nga viti 2020, i cili rekrutoi exchoneros; Los Lobos dhe Los Tiguerones.

Tjetra e cila shihet edhe më e rrezikshmja është mafia shqiptare që theksohet se filloi aktivitetin e saj kriminal në vend në vitin 2014 dhe u lidh me bandën R7.

Të gjitha këto grupe financojnë dhe kontrollojnë rrugët e transportimit të kokainës nga ajri dhe deti.

Sipas autoriteteve ekuadoriane, ato luftojnë deri në vdekje për të kontrolluar territorin deri te transporti i drogës.

Manabí, për shembull, është pjesë e korridorit ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Mediat shkruajnë se Kartelet Jalisco dhe Sinaloa dhe mafia shqiptare blejnë kokainën nga bandat kolumbiane dhe më pas e zhvendosin nga ai vend përmes kufirit verior, përmes Esmeraldas.

Me ndihmën e grupeve lokale, një pjesë e kokainës dërgohet me rrugë tokësore në Manabí, ku trafiku ndërkombëtar në shumicën e rasteve kryhet nga deti.

Një pjesë tjetër mbërrin me makinë në Guayas, ku kokainë futet në kontejnerë drejt e në port. Megjithatë, droga dërgohet edhe në Santa Elena , nga ku eksportohet me avionë të vegjël dhe aeroplanë. Shumica e dërgesave nga këto provinca transportohen në SHBA dhe Evropë, shkruan media spanjolle.

Nga maji i vitit 2021 e deri më sot, nga këto grupe janë sekuestruar 300 ton drogë , 80 ton prekursorë kimikë për të prodhuar kokainë.