Me pushkë e municion luftarak në shtëpi, bie në pranga një person në Elbasan
Nga Ora News Përditësimi i fundit 29 Korrik 2022, 10:09
Një person është arrestuar në Elbasan pasi në banesë iu gjet një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.
"H. Z., banues në fshatin Dëshiran, Belsh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, që i mbante pa leje," njofton policia.
Ndaj të arrestuarit rëndojnë akuza për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Në përfundim të kontrollit policia sekuestroi armën dhe sasinë e fishekëve në cilësinë e provës materiale.