Festa e hapjes së negociatave me BE-në, Presidentja e PE uron shqiptarët në shqip: Çast prekës, ky është suksesi juaj

Presidentja e Parlamenti Evropian, Ursula Von der Leyen mbrëmjen e sotme nëpërmjet një video mesazhi në koncertin festiv në Tiranë uroi shqiptarët për hapjen e negociatave me BE-në.

Der Leyen ka falënderuar në gjuhën shqipe shqiptarët për punës dhe suksesin që arritën për hapjen e negociatave me BE-në, që sipas saj është çast historik.

“Sa çast prekës dhe historik për Shqipërinë dhe për BE-në. Jam shumë e lumtur të jem pjesë e festimeve tuaja. Urime nga thellësia e zemrës sime. Më në fund mund të nisim negociatat. Ky është mbi të gjitha suksesi juaj. Falë jush mbi të gjitha, ju siguruat që të hapen negociatat, çuat në mënyrë të qëndrueshme në rrugën e saj evropiane. Ju forcuat shtetin ligjor. Një e ardhme e bërë nga e Evropa, e bërë nga ju. Faleminderit”, tha presidentja e PE