Makina përplaset me motorin në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, dy të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme (28 Korrik) në aksin rrugor  Gjirokastër Kakavijë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se një makinë është përplasur me një motor e si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Këto të fundit janë transportuar në spital ndërkohë që nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.