Berisha: Qeveria e Ramës nuk meriton të qëndrojë në pushtet, po ia nxin faqen vendit

Ditën e festimeve për 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA, kreu i PD-së, Sali Berisha ka vendosur ta festojë në Mirditë.

Ai tha se qeveria e Ramës nuk meriton të qëndrojë në pushtet me rekordet më të zeza ja nxinë faqen këtij vendi e këtij kombi pas Enver Hoxhës.

Berisha shtoi se edhe ardhja e zv. Presidentit të SHBA-ve Pompeo u përpoq që të hiqej si një takim i organizuar nga Taulant Balla, sipas Berishës eksponent kryesor i bandës së Elbasanit.

Berisha: Qeveria e Ramës nuk meriton të qëndrojë në pushtet. Me rekordet më të zeza ja nxinë faqen këtij vendi e këtij kombi pas Enver Hoxhës. Para 1 muaji erdhi këtu zv. Presidenti i SHBA, nuk takoi asnjë zyrtar të vetëm, u takua me muxhahedinët iranianë dhe jashtë të gjitha protokolleve, u kthye direkt në vendin e tij. Pse kjo? Sepse nuk donte të merrte pleshta, ta themi kështu me fjalë popullore. Se kë do të takonte, dilte ajo që ndodhi me Pompeon.

Erdhi dhe ai, e dërguan gjoja në konferencën e 100-vjetorit. Kush e organizonte? Një eksponent kryesor, ua them me të dhëna të sigurta, eksponent kryesor i bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Balla. Pastaj ai kur e mori vesh u largua dhe në njoftim për shtyp nuk citoi asnjë shqiptar. Isha, takova MEK, dhe u ktheva, i fshiu takimet se këta të turpërojnë. Këto të gjitha janë motive për ne që të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo qeveri e cila në shumë e shumë drejtime, është absolutisht kryekëput anti-shqiptare.