Berisha për Butrintin: E shpërbënë për të pushtuar Kepin e Stillos! Rama po ndërton 620 vila me oligarkët

Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore ishte në fokus të takimit të sotëm të kreut të PD-së, Sali Berisha, me gazetarë dhe ekspertë të kësaj fushe.

Berisha u ndal te dhënia me koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria e Edi Ramës duke e akuzuar këtë të fundit për grabitje të pasurisë publike.

Berisha tha se Butrintin e shpërbënë që të pushtohet kepi i Stillos, zonë në të cilën sipas tij do të ndërtohen 620 vila nga kryeministri Edi Rama dhe oligarkët e tij.

Sali Berisha: Janë 620 vila që po bëhen gati, Edi Rama me oligarkët e tij. Jam njeri që kam punuar intensivisht me Fondi shqiptaro-amerikan, dhe e kam lavdëruar për suksesin e projekteve. Jam zhgënjyer thellësisht kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo të qytetëruari. Nëse qeveria shpërbën Parkun Kombëtar për abuzivitet e korrupsion, ajo është punë e çdo qytetari të civilizuar.