Pushtimi i fushave të Premier League, burg dhe përjashtime të përhershme për tifozët e dhunshëm

Tifozët nuk duhet të pushtojnë më fushat e lojës siç ndodhi rëndom në fund të sezonit të kaluar, përndryshe pasojat do t’i vuajnë tifozët. Pas ngjarjeve të fundsezonit, Premier League ka marrë masa që ky fenomen të frenohet pasi mësymja në fushën e lojës vë në rrezik jetën e lojtarëve por edhe të vetë tifozëve.

Në rast se do të identifikohen tifozë me  mjete piroteknike ata do të referohen menjëherë në polici.

Federata kërkon që klubet të punojnë sa më shumë për sensibilizimin e tifozëve, rritjen e numrit të qenve nuhatës, rritjen e punës me rrjetet sociale për informimin e njerëzve ndërsa paralajmëron edhe përjashtimin e përjetshëm të njerëzve që shoqërojnë fëmijë dhe bëjnë sjellje të pahijshme.

“Bashkë, ne futbolli anglez kemi aplikuar disa masa dhe sanksione të forta për fillimin e sezonit të ri që synojnë të japin një mesazh të qartë për të mos toleruar sjelljet e dhunshme. Është përgjegjësi e të gjithëve për të mbrojtur njëri tjetrin”, thekson federata.