Mund të bëhej profesionist futbolli por përfundoi yll...pornoje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2022, 18:23
Ish-talenti i akademisë së Crystal Palace, Damian Oliver rrëfen jetën e vështirë mes futbollit, burgut dhe ekranit si aktor i filmave me pullë të kuqe.
Pasi u fut në burg në në një moshë shumë të re, ai doli dhe nisi të aktivizohej në filma pornografikë për të fituar jetesën por siç e pranon edhe vetë, është penduar për zgjedhjen që ka bërë pasi futbolli mund ta kishte ndihmuar shumë më shumë.
"Xhirimi im i parë ishte tmerrues. Duhej të performoja lakuriq përpara një kameramani irlandez trupmadh që ishte vërtet i frikshëm. Mund të kisha bërë më shumë para nëse do të qëndroja të Crystal Palace. I bëja mirë të dyja profesionet por mendoja të ndiqja rrugën e pornografisë do të ishte më e lehtë. Tani e kuptoj që nuk kisha të drejtë".
