Manchester United me "gazin" në maksimum te mesfushori zbulim i Tares

Frenkie de Jong duket se ka ndryshuar mendje dhe bashkë me të edhe Barcelona. Manchester United dorëzohet në garën për të firmosur me holandezin e Barcelonës që duket i pakënaqur nga mungesa e këmbënguljes se Ten Hag për ta transferuar në "Old Trafford" ndërsa bashkëshortja ka lobuar që të mos jetojnë në një qytet të mërzitshëm si Manchester. 

Largimi i holandezit afron në strofullën e "Djajve" një emër të njohur, Sergey Milinkovic-Savic, serbi i transferuar te Lazio 7 vite më parë pasi Igli Tare e bleu nga Gent për 10 mln. €.

Duket se është emri tek i cili Manchester do të investojë gjithë kursimet. Lazio kërkon 70 milionë ndërsa anglezët mund të arrijnë me më pak para tek shtatlarti qe ka edhe dy vite në kontratë me bardhekaltërit.

Milinkovic e mbylli sezonin me 11 gola dhe 11 asiste ndërsa mendon se ka ardhur koha për të tentuar një klub të madh edhe pse publikisht nuk ka shprehur asnjë dëshirë.