Sterling i jep leksion trajnerit Tuchel në ping pong (Shikoni videon)

Raheem Sterling nuk e toleron, pavarësisht se Thomas Tuchel është trajneri i tij. Sulmuesi anglez duket se është përshtatur menjëherë me skuadrën e Chelseat ku u transferua nga Man. City, duke krijuar një klimë pozitive në grupin e Bluve të Londrës që momentalisht ndodhen në SHBA për turneun veror.

Gjatë një pasditeje në hotel, Tuchel dhe Sterling kanë sfiduar njëri tjetrin në lojën e ping pongut ku sulmuesi është i pakapshëm dhe i pamëshirshëm. Ai mund trajnerin gjerman duke i dhënë një leksion në lojën e reflekseve.

Talenti 27-vjeçar nga i cili pritet që të bëjë diferencën në fushën e lojës, duket se nuk ka rivalë as në sportin ku dominojnë kryesisht kinezët.  

Shikoni videon për ta besuar;