Dodik: Liderat e Bosnje Hercegovinës refuzojnë sërish mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2022, 18:41
Anëtari serb i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, tha sot se dy anëtarët e tjerë të Presidencës sërish refuzuan të mbështesin iniciativën “Ballkani i Hapur”.
Sipas tij, kjo sjellje privon ekonomisë dhe popullatës së Republikës Srpska dhe të Bosnjës nga përfitimet e shumta ekonomike.
Dodik vuri në dukje se Bosnja nuk është ende pjesë e nismës "Ballkani i Hapur" për shkak të dy anëtarëve të tjerë të Presidencës.
“Sefik Xhaferovic dhe Zheljko Komshiq edhe një herë refuzuan ta mbështesin këtë iniciativë, kështu që ekonomia dhe popullsia e Serbska-s dhe Bosnje-Hercegovinës u privuan sërish nga përfitimet e shumta ekonomike që ofron kjo iniciativë”, - theksoi Dodik.
