Paris/ Gjobë për ata që i mbajnë dritaret hapur me kondicionerin ndezur

Në Paris, gjobat tashmë do vendosen për ato dyqane që mbajnë kondicionerin ndezur pa mbyllur derën e biznesit të tyre .

Vendimi, i miratuar, synon të reduktojë shpenzimet e energjisë për shkak se tashmë të gjithë po përballen me krizë energjetike.

I njëjti parim do të mbetet i vlefshëm edhe në muajt e dimrit për ata që e mbajnë derën hapur me kondicionerin ndezur.

 Dispozita hyn në fuqi të hënën dhe parashikon gjobë deri në 150 euro për shkelësit.

Rezoluta përmend, në veçanti, "pasojat e ngrohjes globale në Paris dhe nevojën urgjente për të reduktuar konsumin e energjisë në periudhën aktuale".