Laçi reziston në Moldavi. Ruan barazimin pa gola për 65 minuta me një lojtar më pak
Laçi heroik në transfertën moldave kundër Petrocub ku shkëput një barazim të vyer duke parë se si rrodhën ngjarjet ne Chisinau. Asnjë gol në aktin e parë të raundit të dytë në UEFA Conference League për skuadrën kurbinase që gjatë 45 minutave të dyta vuajti shumë dhe rrezikoi disa herë për të pësuar një apo më shumë gola.
Rezultat mjaft i rëndësishëm pasi që prej minutës së 27 Sebastian Spahiu e la skuadrën bardhezi me 10 lojtarë pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kundërshtarit.
Plot 27 herë e shënjestroi portën Pertocub ndërsa Laçi vetëm 4 herë në 90 minuta ku Dajsinani me dy ndërhyrje të gabuara në fundin e ndeshjes rrezikoi të kompromentonte këtë transfertë për Laçin ku Mazrekaj, Guindo apo Babatunde e Malota drejtuan skuadrën në një ndeshje kryesisht mbrojtëse dhe të kujdesshme për ta mbyllur në barazim.
Takimi i kthimit do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena” ndërsa fituesi i kësaj përballjeje do të sfidojë fituesin e çiftit Fehervar-Qabala.
