Rama parlajmëron Berishën: Pas oqeanit po të mbyllet edhe Ngushtica e Gjibraltarit
Edhe pse e ka përjashtuar nga mundësia e bashkëpunimit politik, shefi i mazhorancës nuk e harron asnjë moment ta sulmojë kundërshtarin e tij Sali Berishën.
Në seancën e fundit plenare, Edi Rama e paralajmëroi ish-kryeministrin me një tjetër masë ndaj tij.
Edi Rama: Tani i ka ndarë Amerika, janë ca që nuk pyesin për Amerikën dhe ca që kanë frikë dhe e mbështesin. Tani që ju ta votoni rezolutën nuk diskutohet. Nuk keni asnjë rrugë tjetër. Që ju nuk keni kuptuar asgjë nga të gjithë ato vite që keni qenë në pushtet nuk diskutohet. Por një gjë është e sigurtë. Historia që ti mendon se e ke lënë pas e gjen përpara. Siç gjen sot përpara bishtin e shtrembër që vajti në asamble në PD dhe me urdhër nga baca i madh hapi rrugë për gjithë këtë poshtërim. Jo se do ta ndalonte mbase, por se nuk duhej të përfshihej siç bëmë ne PS. Jeni një tufë varkash me lopata. Oqeanin e harruan disa dhe tani do harroni dhe Gjibraltarin disa, dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun.
Mirëpo ndërkohë që ju përpiqeni të na shpëtoni, çfarë ndodh? Non grata. Të padëshirueshëm. Dhe të padëshirueshëm për kë? Për Sllobodanin? Jo. Sllobodanit i keni dhënë naftë ju. Sllobodani edhe sot rrotullohet në varr nga kënaqësia që ju ka akoma juve këtu, në formë gogoli, ama ju ka. Për çfarë tjetër? Kujt? Nga kush? Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe së shpejti vjen gjëja, afrohet dhe vjen tek gadishulli i madh Britanik dhe pastaj tak do vij këtu. Dhe çfarë do bëni ju? Ju do rrini këtu të luftoni për sovranitetin. Për sovranitetin e kujt? Për ta përdorur flamurin e Shqipërisë si leckë, si gjethe fiku që të mbuloni mëkatet dhe organin kryesor të mëkatit që e keni në trupin tuaj. Ja kjo është historia.
Ndërsa ju bëri thirrje deputetëve që janë radhitur në krah të Berishës që nuk mund të fitohet asnjë luftë ndaj ndërkombëtarëve.
Edi Rama: E gjithë lufta juaj ka përfunduar, hapni një luftë të re. Ka përfunduar me një lule mu në ballë të padëshirueshëm. Mos kini iluzione, nuk e merrni dot ju botën nëpër këmbë!
Akuzat nuk kanë munguar as nga ana e kryetarit të PD-së ndaj kryeministrit Rama, duke e akuzuar për vjedhjen e ikonave.
Sali Berisha: Kur Adem Jashari e shndërroi Prekazin në Krujë të vërtetë, parafolësi i dekonfiguruar dhe i shndërruar në një pacient të pamjekuar, shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantët në Paris.
Situata mes Edi Ramës dhe Sali Berishës ka shkuar përtej foltores, duke e çuar përballjen deri në një tentative për përplasje fizike, moment që është shmangur nga Garda e Republikës.
Sali Berisha: O i pafytyrë!
Në seancën plenaren Rama replikoi personalisht me Enkeled Alibeaj dhe Lulzim Bashën për miratimin e rezolutës që dënon genocidin serb.
Debat edhe për raportin e Dick Marty
Rama akuzon demokratët se i hapën rrugë raportit të Dick Marty që çoi në arrestimin e Hashim Thaçit dhe i kujtoi se historia kur mendon se ti e ke lënë pas të del përpara.
Edi Rama: Këta e votuan raportin e Dick Marty në KiE. Historia e ka këtë të keqe. Pikërisht kur ti mendon se e ke lënë pas të vjen përpara. Një herë nuk kalon dot Oqeanin, se të vjen historia përpara pastaj nuk kalon dot kanalin e Gjibraltarit.Vota pro e PD-së për një raport që ka çuar në hartë jo disa persona as disa udhëheqës të një lëvizje çlirimtare që nuk ishte ushtri e organizuar por rebelim “I katundarëve e punëtorëve” sic do thoshte Fan Noli që morën pushkën e thanë Mjaft! Kanë çuar në Hagë, Kosovën, Hashim Thaçi.
Këta nuk ia përmendin emrin Hashim Thaçit, e disa e kanë kthyer në një autocrat të korruptuar që ta dënojë sa të ketë fuqi Gjykata Europiane sepse ka dashur tju ndajë këtyre Kosovën. Këta Kosovën e ndanë kur i çuan naftë asaj manikerie që bënte spastrim etnik ndërsa sot kujtohen ta kthejmë në këmbë me darje e daulle. Ne me këta trima, që i gjuajnë me gurë njëri tjetrit.
Rama tha se rezoluta 'Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë e Shqipëri' synon të lëvizë Këshillin e Europës në Strasburg dhe jo ujrat e ndenjura të SHQUP por kujt ti flasësh. Këta kujtojnë se kanë atdhe por nuk kanë.