Vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Policia në dyshime për zjarrin brenda makinës së viktimave (FOTO)
Ky foto është shkrepur sapo atentatorët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj tre personave në Fushë Krujë dhe janë larguar drejt larushkut për të djegur makinën e krimit.
Policia ende nuk e ka përcaktuar nëse zjarri i vendosur në makinë ka ardhur si pasojë e plumbave apo nëse autorët kanë përdorur lëndë djegëse apo plasëse.
Siç shikohet në pjesën e përparmë të makinës kryesisht në pjesën e kofonos ka të paktën 10 gjurmë plumbash.
Po në foto të siguruar nga Ora News shikohet se pjesa e përparme e mjetit nuk është përfshirë në flakë por vetëm në pjesën e brendshme.
Për ta përcaktuar këtë ekspertet ditën e ngjarjes kanë siguruar disa prova edhe për zjarrin brenda makinës.
Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, mbetën të vrarë në atentatin e pasdites së sotme (17 Korrik) në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Dyshohet se katër kanë qenë autorët të cilët ndodheshin në makinën tip "Volswagen Passat" që qëlluan me breshëri plumbash mbi makinën e viktimave.
Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj, u shkrumbuan në makinën në të cilën ndodheshin pasi u përfshi nga flakët si pasojë e plumbave.
Ndërkohë Vata arriti të dilte i gjallë nga makina, por autorët sapo kanë parë atë duke dalë kanë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.
Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 gëzhoja, ndërkohë një automjet kallashnikov është gjetur në makinën e autorëve dhe një pistoletë në makinën e viktimave.
