“PD kundër projektligjit për gjuetinë”, Baçi: Do të ofrojmë ekspertizë, i hap rrugë gjahut ilegal

Partia Demokratike është shprehur se është kundër projektligjit për gjuetinë.

Deputeti i PD Lefter Gështenja tha se problematike është përjashtimi i rasteve nga fusha e zbatimit të projektligjit pasi i hap rrugën dhënies klienteliste të lejeve dhe të monopolit të gjuetisë në zona të caktuara

Lefter Gështenja: Mirëmenaxhimi nga ana e shtetit do të shoqëroje jo vetëm vendosjen e standardeve në gjueti, ndalimin e gjuetisë nga persona të paliçensuar siç ndodh tashmë në këto tetë vjet. Gjithashtu mbrojtjen e faunës por dhe stimulimin e biznesit, rritjen e përfitimeve financiare nga ana e shtetit por dhe hapjen e rreth 2 mijë vendeve të reja të punës. Problematike është përjashtimi i rasteve nga fusha e zbatimit të projektligjit pasi i hap rrugën dhënies klienteliste të lejeve dhe të monopolit të gjuetisë në zona të caktuara.

Sakaq deputeti demokrat Luan Baçi gjatë një deklaratë për mediat tha se PD është kundër projektligjit për gjuetinë dhe do të votojë kundër saj.

Sipas Baçit ky projektligj i hap rrugë gjahut ilegal i cili bëhet dhe më i dëmshëm për faunën.

Sakaq ai bëri me dije se PD do të ofrojë ekspertizën e vet ligjore për të mbështetur Shoqatën për Gjueti dhe Konservim e cila do të çojë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut këtë gjë.

Luan Baçi: Maxhoranca socialiste ka kaluar në komisionin e veprimtarive prodhuese dhe do të sjellë në kuvend projektligjin për shtyrjen e monatoriumit të gjuetisë  5 vite të tjera. Kjo është hera e tretë që vendoset monatoriumi duke e ndaluar me 15 vjet ndalimin e gjuetisë në vend. PD u bashkohet Shoqatave për Gjueti dhe Konservim që e kanë sjellë këtë shqetësim dhe e denoncon si abuziv monatoriumin. Ky është një rast i paprecedent që ndodh vetëm në Shqipëri duke shkelur të drejat e komuniteteve lokale. PD do të ofrojë ekspertizën e vet ligjore për të mbështetur Shoqatën për Gjueti dhe Konservim e cila do të çojë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut këtë gjë.

"Është e njëjta qeveri që do të shpyllëzojë vendin që nuk ndalon zjarrvënien e qëllimshme të mijëra hektarëve, është e njëjta qeveri që objektet e trashëgimisë kulturore i kthen në projekte biznesi me hekur e beton. Monatoriumi nuk e ndalon gjuetinë por i hap rrugë gjahut ilegal i cili bëhet dhe më i dëmshëm për faunën në Shqipëri. PD do ta votojë kundër ligjin dhe do ti dalë kundër politikave të mbrapshta të qeverisë", u shpreh ai.