Vatër e re zjarri në Lezhë, digjen pyjet pranë urës së Zogut

Zjarret vijojnë të jenë shqetësimi i kësaj periudhe në rajonin e Lezhës.

Pas shuarjes se flakëve në Balldre dhe Orosh, një vater e madhe zjarri po shkrumbon malin në kufirin ndarës mes Berzanes dhe Rubikut.

Flaket janë në lartësi dhe ndërhyrja me zjarrfikëse është e pamundur.

Nga ana tjetër edhe shërbimi pyjor nuk mund të ndërhyje pasi flakët janë një rrezik për jetën e tyre.

Në këto kushte, ndërhyrja nga ajri është vetmja zgjidhje para se kjo vatër të përhapet në një territor më të madh e të dalë krejtësisht jashtë kontrollit.