Zjarret në Shqipëri, Premçi: Këmbanë alarmi! Sot harta e rrezikut është 50% e kuqe, autoritetet po gënjejnë opinionin publik

Dhjetëra hektarë pyje e tokë bujqësore, janë djegur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë, që prej fillimit të  qershorit.

Në lidhje me këtë ish-drejtori i emergjencave civile, Shemsi Premçi, në një intervistë për Ora News, me Anila Zyberajn, ka hedhur akuza ndaj autoriteteve shtetërore duke thënë se këto të fundit nuk po reagojnë në lidhje me situatën ashtu siç duhet.

Shemsi Premçi: Është bërë problem në seancën plenare në parlamentin shqiptar dhe në mënyrë  kategorike është justifikuar në formën më të paskrupullt nga autoritetet shtetërore, duke thënë se zjarri është nën kontroll. E njëjta situatë është në Lezhë, në Balldre prej 3 ditësh nga persona të papërgjegjshëm, nga perfekti. Në njërën anë thotë se zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës, është  pamundur fikja e zjarrit nga toka, për shkak të terrenit të pjerrët dhe të pyllëzuar dhe pastaj thotë nuk ka nevojë për ndërhyrje nga ajri.

Ai thotë se edhe pse është dhënë alarmi për zjarret dy javë para se flakët të përfshinin ishullin e Sazanit, autoritetet janë treguar indiferente.

Shemsi Premçi: Unë personalisht kam dhënë alarmin dy javë përpara se të binte zjarri I parë në ishullin e Sazanit. Këtë alarm e ka dhënë disa herë presidenti I Republikës në raport me papërgjegjshmërinë deri në kriminale të qëndrimit indiferent të autoriteteve shtetërore.

Vetëm mediat  shqiptare arrijnë të fokusojnë ushtarë me kazma e lopata për të fik zjarrin. Nuk ka asnjë sinkron televiziv në asnjë vend të rajonit e jo më të botës, që përpiqen të shuajnë zjarrin me mjete primitive.

Premçi u shpreh se sot harta e rrezikuar në vendin tonë është 50% e kuqe ndëra shtoi se kjo është këmbanë alarmi dhe se autoritetet po gënjejnë opinionin publik duke u thënë se zjarri është nën kontroll.

Shemsi Premçi: Sot harta  e rrezikut është 50% e kuqe , nesër dhe pasnesër  temperaturat priten të shkojnë mbi 41 gradë. Harta e rrezikut të zjarrit do të jetë 100% e kuqe. Kjo është këmbanë alarmi. Autoritetet e larta shtetërore akoma vazhdojnë të mashtrojnë opinionin publik, të justifikohen turpshëm përpara opinionit publik. Ata gënjejnë opinionin publik. Ata shfaqen shumë shëmtuar duke fikur zjarret me kazma e lëpata.

Po ashtu ai ka treguar dhe disa mënyra se si mund të bëhet shuarja e flakëve.

Shemsi Premçi: Kur zjarret  janë masive janë në zona me pyll të dendur, që duhet një formë dhe metodë tjetër për ta luftuar zjarrin, ekipet zjarrfikëse, ekipet  e ushtrisë e dinë që përdoren bomba shpërthyese të cilat krijojnë vakum të menjëhershëm, në një distancë minumumi me rreze 20 metra. Edhe Shqipëria mund të mos ketë mjete, mund të mos ketë kapacitete, por përgjegjshmëria e atyre që drejtojnë dhe vënia në efiçencë e atyre kapaciteteve që kanë, kjo nuk kërkon shumë zgjuarsia, por impenjim e zgjuarsi.

Nuk mund të thuash që lufta me zjarrin në rrugë tokësore në një zonë të thepisur dhe me pyje është më me efiçencë nga toka se sa nga ajri. Ne e dimë shumë mirë se për të fikur një zjarr me përpmasa të mëdha, së pari duhet të bësh kufizimin e perimetrin. Mirë do ishte të bëhej me ujë me shkumë.

Nuk mund ta quaj, se kemi një gatishmëri dhe një përgjegjshmëri të autoriteteve drejtuese të mbrojtjes civile. Gjithsesi unë edhe si qytetar, jam I gatshëm të shkojë vullnetar për të kontribuar për të fikur zjarrin, por duhet të kem një mjet që të më japin.