Burg hajdutit në Vlorë, lidhi një familje e ngacmoi seksualisht vajzat, gjykata jep masën për Vitrin Çobaj
Vitrin Çobaj i cili hyri në një familje dhe lidhi të gjithë anëtarët e saj në Selenice, e më pas ngacmoi seksualisht vajzat e mitura ka mohuar të gjitha akuzat në daljen e parë para togave të zeza. Por ai nuk e bini gjykatën me pretendimet e tij ndërsa trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest në burg.
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Vitrin Çobaj, i cili u arrestua pas një serie ngjarjesh të ndodhura të shtunën në Selenicë të Vlorë.
Në daljen e tij të para Gjykatës, ai ka mohuar të gjitha akuzat, ndërsa trupa gjykuese e drejtuar nga Viola Canaj vendosi masën e sigurisë arrest me burg.
Ndaj Çobajt prokurorja e çështjes Erida Visoci lexoi katër akuza, nga Heqje e paligjshme e lirisë, ngacmim seksual, Vjedhje me dhunë dhe Mbajtje pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë.
38-vjeçari kishte hyrë si hajdut në një banesë në fshatin Brataj të Selenicës ku anëtarët janë të gjithë me aftësi të kufizuara dhe u largua që aty si ngacmues seksual.
Ai kishte hyrë në banesë me maskë të kuqe në fytyrë dhe çifte në dorë. Kërcënoi gruan të lidhte bashkëshortin invalid dhe më pas lidhi atë vetë. 6 fëmijët e mitur familjes i mbylli të gjithë në një kasolle.
Aty ngacmoi seksualisht tre vajza, njërën prej të cilave 17 vjeçe, e cila pretendoi se është përdhunuar, akuza këto që janë hedhur poshtë nga ai, ndërsa një ekspertizë paraprake ka nxjerrë se vajza nuk është përdhunuar, akuzë e cila ka rënë edhe në gjykatë.
Vitrin Çobaj u identifikua shpejt si autor i ngjarjes dhe disa orë më pas policia e vuri në pranga!
Si provë, iu gjet një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat i kishte veshur ndërsa dhunoi, e grabiti anëtarët e familjes në nevojë.
