Gjendet një automjet në një kanal në Baltzë të Fierit, dyshohet se ka kanabis

Gjendet një automjet në një kanal në zonën e Baltzës në Fier.

Makina u gjet disa kilometra larg vendit ku u zbulua parcela ne kanabis. Dyshohet që në brendësi te automjetit ka kanabis.

Ndërkohë një tjeter automjet, që dyshohet se ka shkuar për të ndihmuar të parin është bllokuar në afërsi të kanalit.  

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që efektivë të FNSH po krehin zonën. 

Aktualisht ka mbërritur një karroartec që po mundëson nxjerrjen e mjetit nga kanali.

Mendohet që dy ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Mijëra rrënjë kanabis janë gjetur e janë sekuestruar nga policia e Fierit ditën e sotme (20 korrik).

Sasia e bimëve narkotike u gjetën të mbjella në një parcelë midis misrit në fund të fshatit Mujalli pranë shtratit të lumit Seman.