Njuma: Presidenca nuk ka ujë qysh nga mëngjesi, bashkia e Tiranës nuk vjen ta furnizojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2022, 14:31
Gazetarja e RTV Ora, Beti Njuma përmes një postimin në Facebook bën me dije se Institucioni i Presidencës nuk ka ujë që sot prej mëngjesit.
Aho shkruan se autoboti i Bashkisë së Tiranë që vadit rrugët e kryeqytetit që në ora 6.00, nuk vjen ta furnizojë, edhe pse është njoftuar disa herë.
Njuma: Situata është emergjente. Institucioni i Presidencës nuk ka ujë që sot prej mëngjesit, as në tualete, ngaqë autoboti i Bashkisë së Tiranë që vadit rrugët e kryeqytetit që në ora 6.00, nuk vjen ta furnizojë, edhe pse është njoftuar disa herë. Zamet e ka Qeveria të çojë një bot se jemi dhe vend europion e s’ka lezet të digjet institucioni i parë i shtetit për një pikë ujë. Apo edhe për këtë duhet helikopter nga Greqia?
