Dibra Tirana, Kukësi e Durrësi aksion kundër ndihmës së emigrantëve, 8 të arrestuar, 4 në kërkim dhe tre me "Detyrim paraqitje

Forcat operacioniale të Dibrës, Kukësit, Durrësi dhe Tiranës kanë arrestuar dhe shpallur në kërkim disa persona të përfshirë në fushën e ndihmës së emigrantëe të paligjshëm për të kaluar kufirin.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjithesj u arrestuan 8 shtetas , tre u lanë me "Detyrim paraqitje" dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim.

"Mbi bazën e provave të grumbulluara nga hetimi i ndjekur me metoda speciale, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, DVP Kukës, DVP Tiranë dhe DVP Durrës, organizuan dhe finalizuan me sukses fazën e tretë të operacionit policor të koduar “SMUGGLING”," njofton policia.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, e cila ka vendosur masat e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për shtetasit:

A.H., 40 vjeç, banues në Krujë

A.F., 49 vjeç, banues në Tiranë.

A.Gj., 28 vjeç,  banues në Tiranë.

A.M., 24 vjeç,  banues në Kukës.

K.D., 18 vjeç, banues në Kukës.

M.O., 29 vjeç, banues në Kukës.

U ekzekutuan masat e sigurisë në ambientet e IEVP për shtetasit : Sh.P., 27 vjeç, banues në Fushë-Krujë, dhe M.K., 40 vjeç, banues Tiranë ndërsa në kërkim u shpallën: R.Gj., 23 vjeç, M.Z., 23 vjeç,  banues në Tiranë; dhe G.K., 28 vjeç, I.R., 43 vjeç, banues në Kosovë.

Gjithashtu janë caktuar masat e sigurimit personal “Detryim paraqitje”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” , për shtetasit: P.K., 68 vjeç; K.K., 22 vjeç, dhe M.K., 33 vjeçe, banues në Tiranë.