Zjarr në fshatin Vuno të Himarës, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka rënë ditën e sotme (20 korrik) rreth orës 14:45, në fshatin Vuno, Himarë, njofton policia.

Nga zjarri rrezikoheshin edhe banesat aty pranë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit, nga i cili janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Është përfshirë nga flakët një sipërfaqe toke me barishte.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.