PS përjashton PD-së, i shtrin dorën Alibeajt, Balla: Nuk pranojmë propozime nga non grata për territorialen

Socialistët janë gati të bashkëpunojmë me grupin parlamentar të Enkeljed Alibeaj, ndërsa përjashtojnë mundësinë e njohjes së PD më në krye Sali Berisha. Mazhoranca hedh poshtë akuzat e selisë blu për pazare me Alibeajn për Territorialen, dhe nga ana tjetër i pranon demokratit kërkesën për shtyrjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit në shtator.

Partia Socialiste nuk i pranon akuzat e PD që po bashkëpunon me deputetët e Enkelejd Alibeaj për të bërë një reformë territoriale në interes vetëm të mazhorancë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla edhe njëherë përjashtoi mundësinë për ta pranuar çdo propozim nga selia blu për ndarjen e territorit.

Balla: Do kemi mundësi të tjera ku do të jemi bashkë mazhorancë dhe opozitë në Parlamentin Evropian dhe në këtë kontekst nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje nevojës që e ka shprehur edhe kryeministri në fjalën e tij ku tha se duhet të kishim edhe opozitën. Flas për atë opozitë të përgjegjshme nuk flas për një element të caktuar të opozitës që i ka shpallur luftë aleatëve të Shqipërisë.

Partia Socialiste ka vendosur të zgjedhë vetë se kush është opozita në Parlament, duke përjashtuar mënyrë PD të Sali Berishës dhe duke i shtrirë dorën për bashkëpunim grupit të deputetëve që mbështesin Enkelejd Alibeaj.

Tolerancën ndaj grupit parlamentar demokrat, PS e ka dhënë edhe për shtyrjen e zgjedhjes së avokatit të popullit në shtator.

Ky vendim i grupi ka është marrë pas kërkesës së Enkelejd Alibeaj pasi së bashku me deputetët e tij nuk kanë gjetur ende dakordësinë mes njëri-tjetrit për emrin që do ja çojnë PS në tryezë për të marrë edhe votat e mazhorancës.