"Vilat e Lezhës të rrethuara nga flakët", të paktën 6 vatra zjarresh nga jugu në veri. “Luftohen” me lopata

Lezha është në alarm nga zjarret që kërcënuan edhe banesa e biznese. Në të gjithë vendin janë aktive të paktën 6 vatra zjarresh, ku për shkak të terrenit lufta me flakët bëhet me mjete primitive.

Shtëpi e biznese në lagjEn “Nënë Tereza” në Lezhë u rrezikuan zjarri. Flakët u shfaqen rreth orës 20:00 të së hënës, përfshinë masivin pyjor dhe u përhapën në disa drejtime.

Pas angazhimit të banorëve të zonës dhe 7 zjarrfikëseve të ardhura nga Vau i Dejës, Mirdita e Kurbini, zjarri u vu nën kontroll në orët e para të mëngjesit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Por disa orë më pas flakët u riaktivizuan sërish në kurorën me pisha.

Era dhe temperaturat e larta favorizuan përhapjen me shpejtësi pranë zonës së banuar përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër.

Forca të shumta zjarrfikëse dhe struktura të tjera të njësisë vendore u gjendën në terren dhe u angazhuan për vënien nën kontroll të zjarrit që dyshohet të jetë i qëllimshëm.

Ndërkohë prej dy ditësh, pyjet në Orosh të Mirdirës vijojnë të digjen.

Rreth 50 forca të armatosura dhe 1 zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit, krahas forcave të Policisë së bashkiake dhe shërbimit pyjor që punojnë me mjete rrethanore.

Aktive mbeten vatrat e zjarreve edhe në Krastë të Krujës, Bizë të Durrësit Qesarat të Finiqit dhe Patin të Klosit. Ministria e Mbrojtjes thotë se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

"Vilat e Lezhës të rrethuara nga flakët", të

"Vilat e Lezhës të rrethuara nga flakët", të

"Vilat e Lezhës të rrethuara nga flakët", të