Nxorën nga gremina turistin e vdekur serb, FOTO nga operacioni i forcave të kërkim-shpëtimit të Kosovës

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka publikuar foto na operacioni i vështirë në  "Majën e grykave të hapura" në Valbonë për nxjerrjen e trupit të pajetë të turistit serb, i cili ndërroi jetë si pasojë e infarktit.

Ai është dashur të transportohet nga aty me litar dhe barrelë deri te helikopteri. Ndërkohë dy bashkombas të tjerë të 52-vjeçarit u zhvendosën në Valbonë në gjendje të mirë shëndetësore.