Superstrada Lezhë-Milot 'në flakë' rrezikohen banesa e shtylla tensioni, vështirësohet qarkullimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 22:26
Vatra të tjera zjarri janë aktivizuar në dy anët e rrugës përgjatë superstradës Lezhë-Milot.
Në videot siguruara nga Ora News, zjarri ka përfshirë shkurre dhe bimësi pranë fshatit Markatomaj.
Zjarri ka rënë pranë një shtylle tensioni, ndërkohë që afër ndodhet dhe një banesë.
Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat kanë vështirësuar dhe lëvizjen e automjeteve përgjatë superstradës.
