SPAK muajin tjetër në SHBA, zyrtarja e DASH takim me Krajën, Hajnajn dhe zyrtarët e BKH-së

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson, e cila ndodhet në Shqipëri, ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK Arben Kraja, dhe me drejtoreshën e BKH-së Aida Hajnaj.

Në fjalën e saj ajo ka thënë SPAK po tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për Ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë, figura të krimit të organizuar, etj.

SPAK muajin tjetër në SHBA, zyrtarja e DASH takim me Krajën,

Ajo ka bërë me dije se së bashku me Krajën, Hajnaj dhe zyrtarët e BKH-së do të takohen muajin tjetër në SHBA.

“Jemi krenarë për bashkëpunimin me Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion. SPAK po tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për Ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë, figura të krimit të organizuar, etj. Përgëzime Kreut të SPAK Arben Kraja dhe Drejtoreshës së BKH-së Aida Hajnaj.

SPAK muajin tjetër në SHBA, zyrtarja e DASH takim me Krajën,

U takova me hetuesit e BKH-së. Gjysma e tyre kanë përfunduar trajnimin disa javë më parë – përfshirë edhe trajnim një mujor të specializuar me FBI-në. Ata janë patriotë të përkushtuar dhe plot energji të cilët do ta ndjekin krimin në çdo vend dhe do ti bëjnë shqiptarët krenarë.

SPAK muajin tjetër në SHBA, zyrtarja e DASH takim me Krajën,

SHBA ka mbështetur nga afër SPAK në çdo hap të saj, nga ngritja tek rekrutimi dhe fillimi i punës. Presim me kënaqësi të takohemi sërish muajin tjetër gjatë vizitës së tyre në Uashington dhe Akademinë e FBI-së në Quantico, Virginia”, ka thënë zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ambasadorja Lisa Johnson.

SPAK muajin tjetër në SHBA, zyrtarja e DASH takim me Krajën,