Zjarr alarmues në Lezhë, flakët përfshijnë masivin pyjor përgjatë aksit Lezhë-Shkodër, në rrezik banesat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2022, 19:43
Një tjetër zjarr i madh në Lezhë. Flakët kanë përfshirë masivin pyjor në periferi të qytetit përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër.
Nga zjarri po rrezikohen disa banesa. Zjarrfikës dhe banorë të zonës janë në luftë me flakët, të cilat janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime.



