Paloka: Beqaj duhet të ishte në burg. Rama e përjashtoi nga bordello e tij e korrupsionit, imagjinoni çfarë niveli është
Ilir Beqaj, u mor sot në pyetje nga SPAK përreth 9 orë për koncesionet në shëndetësi kur ai ishte Ministër i Shëndetësisë.
Deputeti Edi Paloka thotë se ai sot duhet të ishte duke vuajtur dënimin në burg dhe jo duke dhënë dëshminë.
Për Rtv Ora, Paloka thotë se kur Rama e përjashtoi nga grupimi i tij i korrupsionit kuptohet se në çfarë niveli është Beqaj.
Paloka: Beqaj duhet të ishte në burg sot, të ishte duke vuajtur dënimin. Nuk ka shqiptar që nuk e di se në çfarë niveli shkoi shëndetësia kur e drejtonte Beqaj, jo se sot është më mirë, janë të njëjtat nivele. Por Beqaj ishte pioneri i korrupsionit në shëndetësi aq sa u detyrua dhe Rama vetë ta heqë, e nxori nga bordelloja e vetë sepse ju duk si më imorali i bordellos Beqaj. E kam fjalën për bordello korrupsioni. Qeveria e Ramës bordello korrupsioni është. Madam Rama e nxori Beqajn nga bordello e tij e korrupsionit si të korruptuar, imagjinoni në çfarë niveli është Beqaj. Por nuk është vetëm ai.
Shpresa e Palokës është që paraqitja e sotme e Beqaj në SPAK të mos ketë qenë thjesht një parakalim para kamerave.
Paloka: Beqaj thirret disa vite pasi ka ikur si Ministër për çështje që duhet të ishte duke vuajtur dënimin. Nuk dimë as rezultatin. Në fund mund të bëjë vetëm xhiron para kamerave Beqaj dhe në fund të vazhdojë të na tregojë menutë që tregon në facebook ku ka ngrënë sot dhe dje. Është situatë absurde se nuk funksionon drejtësia. Po të kishim një situatë funksionale, një drejtësi jo të kapur nga politika këtu do ishte bërë masakër, duhet të ishte gjithë qeveria në burg. Qeveria dhe shumica e administratës. Drejtësia hesht dhe detyra e reagimit u mbetet shqiptarëve, popullit dhe opozitës.
Ai shtoi se janë me dhjetëra e dhjetëra koncesione dhe PPP që implikojnë qeverinë Rama në afera korruptive.
Paloka: Çdo minutë del nga një skandal. Shihni çfarë po ndodh me incineratorët, drejtësia nuk bën asgjë.
