Bumçi: Po të mos ishte kriza në Ukrainë s’do hapeshin negociatat, me Ramën në krye i vështirë procesi
Të martën në Bruksel Shqipëria do të ulet në tryezën e takimit të parë ndërqeveritar me Bashkimin Europian për hapjen e negociatave.
Pas pranimit të propozimit francez nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut, union ka ftuar Shqipërinë për të paraqitur dhe diskutuar kuadrin negociues.
Në lidhje me këtë ka folur Aldo Bumçi, në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, duke thënë se Shqipëria është në periudhën më të errët të saj.
Më tej Bumçi tha se Kryeministri Edi Rama ka nxitur frymën anti-evropaine.
Aldo Bumçi: Shqipëria është në periudhën më të errët, më të keqe në bashkëpunimin e saj me BE-në. Është e pakrahasueshme me periudhën 2005-2013 që ka qenë periudha më intensive, ku çdo vit kishte ngjarje që lidheshin me integrimin evropian. Në këto 9 vite ne kemi bërë hapa mbrapa, as në vend numëro jo. Ne kemi shënuar dhe një zhvillim shumë negative që Rama ka nxitur frymën anti-evropiane. Dështimin e tij ia ka veshur sikur i mungon vullneti i Europës.
Më tej ai shtoi se nëse nuk do ishte kriza në Ukrainë, negociatat nuk do të hapeshin.
Bumçi theksoi se Rama si asnjë Kryeministër më parë i është vërsulur Europës me një gjuhë të padëgjaur.
Aldo Bumçi: Rama iu vërsul Europës me një gjuhë të padëgjuar nga asnjë Kryeministër. Askush nuk ka pasur qëndrimin e Edi Ramës ndaj Europës.
Po të mos ishte kriza në Ukrainë ne nuk do kishim sot as hapjen e negociatave.
Jemi për të gjashtin vit radhazi në listën e zezë të pastrimit të parave të krimit. Çfarë thotë raporti i vjedhjeve, por më e rëndë se kjo ishte se të dhënat tona personale tonat u përdorën nga shteti. Nuk u përdorën nga hakerat por nga partia.
Ai tha se procesi i negociatave nuk do të jetë i vështirë për shkak të BE por do të jetë i pamundur sa Rama të jetë kryministër.
Aldo Bumçi: Procesi i negociatave nuk do të jetë i gjatë dhe i vështirë për shkak të BE, por i gjatë po dhe i pamundur përsa kohë është Rama kryeministër. Rama nuk e ka për qëllim BE. Ky njeri të merr pronën, ky bën zgjedhje duke futur krimin në zgjedhje. Ne nuk kemi Gjykata sot.
BE i kundërshton fortë dy ligje, amnistinë fiskale, dhe legalizimin e kanabisit. Procesi i negociatave nuk ecën me ritmin e Brukselit por me ritmin tonë. Rama është në vitin e 10 të qeverisje, nuk ka më asgjë që justifikon dështimin me kosto të madhe njerëzore, në shkatërrimin e familjes.
Ne në vjeshtë do të bëjëm gjithçka që të rrëzojmë sa më parë këtë njeri.
