Zjarri shkrumbon banesën në Gjirokastër, shkak bombola e gazit

Një banesë në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës është shkrumbuar nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se banesa në pronësi të Luan Hoxhës, ka marrë flakë si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në furnelën e gatimit.

Si pasojë e zjarrit mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Në momentin që ka rënë zjarri, në banesë ishte vetëm e zonja e shtëpisë, e cila ishte duke gatuar në momentin që ka shpërthyer bombola e gazit.

Zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje nuk mundën të shpëtojnë gjë prej saj.

Zjarri shkrumbon banesën në Gjirokastër, shkak bombola e gazit

7 efektivë zjarrfikëse janë angazhuar për të neutralizuar flakët, si dhe për të shpëtuar banesën ngjitur.

Zjarri shkrumbon banesën në Gjirokastër, shkak bombola e gazit

Njoftimi i policisë

Rreth orës 21:20, në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, ka marrë flakë banesa e shtetasit L. H.
Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.