Alibeaj zbuloi marrëveshjen Basha-Rama, Paloka: Janë më keq se opozita e kerperatave dhe Jenisherit

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka pranuar gjatë një takimi në Vlorë se grupi i Lulzim Bashës hyri në një marrëveshje me Ramën pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.

Bëhet fjalë për votimin e zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut që kërkonte ndryshimin e Kushtetutës, në shkurt të këtij viti.

Në këmbim, PD-së që drejtohej asokohe nga Lulzim Basha iu premtua mbështetje për reformën territoriale dhe atë zgjedhore.

Edi Paloka për Rtv Ora thotë se kjo deklaratë është vetëm një nga provat që këta janë në pazare të vazhdueshme me Ramën.

Edi Paloka: Opozita e emëruar nga Rama është krejtësisht e shitur te Rama. Nuk e di si e ka nxjerrë Alibeaj atë deklaratë por është vetëm një nga provat që këta janë në pazare të vazhueshme me Ramën. Dje bëhet një vit nga Kuvendi i PD së 17 korrikut. Të gjithë këta zotëritë që sot flasin në emër të parimeve, nuk pranojnë të ulen me non gratën Sali Berisha por pranojnë ti marrin për dore Taulant Balla, të gjithë në atë Kuvend ishin duke duatrokitur Sali Berishën.

Është opozitë e shitur. Këta janë më keq se e famshja opozitë e kerperatave dhe Jenisheri. Këta kanë hyrë jo nga injoranca dhe padija, por me vullnet të plotë në pazar me Edi Ramën. Arsyet nuk e di. Por duket qartazi se që nga Basha pas 9 shtatorit dhe këta nëkëmbësit e tij mbrapa diku janë kapur që janë detyruar të bëjnë pazar ose është thjesht pazar për interesa banale. Banale? Janë miliona në lojë, por...