Atentati në Fushë-Krujë, Softa: Episod lufte, atentatorët ishin të qetë të sigurt dhe shumë agresiv

Diklen Vata, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha, mbetën të vrarë në atentatin e ditës së djeshme (17 Korrik), në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Eksperti i sigurisë Fation Softa, në një intervistë për Ora News, tha se ngjarja e djeshme ishte një episod lufte.

Fation Softa: Ishte si një episod lufte, ishte një ngjarje që brenda këtyre kontureve, kishte zjarr, kishte shpërthim, kishte të vrarë, kishte dhe mjete të djegura. Atentatorët  bën atentatin, dhe u siguruan që shënjestra e tyre ka ndërruar. 

Ai tha se kjo ngjarje tregon se atentatorët ishin të qetë të sigurt dhe shumë agresiv, ndërsa i shkuan deri në fund qëllimit të tyre.

Fation Softa: Kjo vrasje tregon atentatorët ishin të qetë të sigurt dhe shumë agresiv. Nuk pyesnin nëse do të ishte thjesht një ekzekutim dhe largim por donin patjetër që ekzekutimi të përfundonte dhe të ishin qetë se eleminuan shenjestrën.

Softa shtoi se kjo ngjarje tregoi se krimi është i organizuar dhe i armasour.

Fation Softa: Kjo është një nga ngjarjet më të rënda në vend që tregon dhe njëherë që krimi është i organizuar por ka dhe një krah që quhet krahu i armatosur.

Disa atentate mund të lidhen me grupe të njëjta siç është rasti i përdorimit të lëndëve eksplozive në afërsi të TEG.

Ai përjashtoi mundësit e vrasësve me pagesë.

Fation Softa: Rastin e sotëm nuk e shoh si njerëz të paguar, por si të organizuar. Është një organizim,dhe kjo tregon se nuk bëhet fjalë për vrasës. Gjetja e tyre është shumë e vështirë.